Ukraina i ka dhënë një tjetër goditje të gjithë kritikëve dhe skeptikëve që ende vazhdojnë të ngrenë dyshime në lidhje me aftësitë e këtij vendi për të pritur Euro 2012 bashkë me Poloninë. Organizatorët kanë inaguruar një tjetër stadium i cili do të presë ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian.





Në një ceremoni spektakolare ku merrnin pjesë mbi 2 mijë vullnetarë,
kërcimtarë, këngëtarë dhe aktorë, përfaqësuesit më të lartë të komitetit
organizativ të Euro 2012 i kanë treguar botës stadiumin e ri që ndodhet
në qytetin perëndimor të Lviv. Impianti i ri ka një kapacitet prej 33
mijë vendesh. Sipas projektuesëve të tij, stadiumi është modern dhe
plotëson të gjitha kushtet e UEFA-s, ndërsa shumë shpejt do të jenë gati
edhe impiantet e dy qytetetve të tjerë ukrainas që do të presin
ndeshjet e kampionatit europian të futbollit.



Ky stadium është i dyti që inagurohet nga organizatorët ukrainas, pas
atij të kryeqytetit Kiev, ndërsa edhe një herë ceremonia është shoqëruar
me protesta të shoqatave feministe, pasi sipas tyre organizimi i Euro
2012 do të shtojë prostitucionin në Ukrainë.





Nertan Prifti