Në prag të ndeshjes së parë kualifikuese për Europianin 2020 që do të luhet më 22 mars në Shkodër kundër Turqisë, trajneri i kombëtares Kristian Panuçi ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar prej tij.


Këta futbollistë, Panuçi do ti ketë në dispozicion edhe për ndeshjen në transfertë ndaj Andorrës, që do të luhet më 25 mars.


Teksa priteshin më shumë emra të rinj, si Keidi Bare, Mario Vrushaj apo Rei Manaj, trajneri i kuqezinjve ka befasuar me zgjedhjet e tij, duke grumbulluar si risi vetëm Kristi Qosen, ndërsa ka rikthyer edhe Kristal Abazaj.


Ndërkohë jashtë ekipit do të jetë kapiteni Mërgim Mavraj, i cili është i pezulluar për 3 ndeshje, por çuditërisht edhe ylli i Breshias, Emanuele Ndoj, i cili po shkëlqen në Seria B italiane.