Gjyqtari i Apelit, Skënder Damini, i cili vendosi së bashku me dy kolegë të tij për rrëzimin e vendimit për burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit dhe dënimin e tij me vetëm 25 vite burg, ishte kryefjala e ditës së sotme.


Kjo, pasi nga kontrolli i FNSH në banesën e gjyqtarit në Farkë pas urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda u gjetën 17 mijë euro dhe disa fishekë pistolete. Damini nuk ishte lodhur shumë për ti fshehur milionat, pasi ato u gjetën brenda të brendshmeve në një sirtar të një komodine në banesë.



Gjyqtari u shoqërua në polici, ku dëshmoi për çështjen, duke u shprehur se paratë e gjetura i përkasin djalit të tij biznesmen, ndërsa municionet ka harruar ti dorëzojë kur bëri dorëzimin e armës pistoletë që e ka pasur me leje.


Për sa i përket vendimit për Dritan Dajtin, gjyqtari ka marrë gjithë përgjegjësinë. Lidhur me vendimin për të akuzuarin, ka qenë bindja ime personale nga leximi i dosjes, ka thënë Damini.


Ndërkohë disa orë pas operacionit të policisë, Gazeta Shqip ka siguruar videon e kontrollit të banesës së gjyqtarit Damini.