Belget e filluan dhe perfunduan presidencen e tyre te BE-se pa qeveri te re. Per shkak te percarjeve te thella mes flamandeve dhe valoneve qe prej zgjedhjeve qershorin e kaluar nuk u arrit krijimi i nje qeverie te re dhe keshtu qeveria e vjeter vazhdoi te kryente funksionet drejtuese. Por ajo i kreu pa zhurme dhe ne menyre profesionale detyrat e saj. Edhe fale ndermjetesimit te saj u arrit qe ne fund te ketij viti te vendoseshin bazat per nje mbikqyrje me te rrepte financiare ne BE dhe nje mekanizem te perhershem per shpetimin e euros. Vec kesaj ka filluar nga puna Sherbimi i Jashtem Evropian. Ministri i Jashtem belg Steven Vanackere i dorezon megjithate pasuesit te tij ne detyre dhe gjithe BE-se mjaft pune.


Dy dobesite e medha te BE-se


Kemi dy dobesi te medha ne Bashkimin Evropian me qeverisjen ekonomike dhe Sherbimin Diplomatik Evropian. Pyetja se ne cmase arrihen permiresime ne keto dy fusha eshte vendimtare per te ardhmen e Unionit dhe vendeve anetare thote Vanackere. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Janos Martonyi


Homologu i tij hungarez Janos Martonyi shprehet me tone modeste. Programin e punes se presidences hungareze ai e sheh te percaktuar ne mase te madhe nga kriza e euros.


Mendoj se tani asgje nuk eshte me e rendesishme se sa qetesimi i tregjeve dhe lenia pas e krizes pohon Martonyi.


Prioritetet e Hungarise


Hungaria duhet te vazhdoje te perpiqet per te ashtuquajturen qeverisje ekonomike evropiane qe do te thote per nje harmonizimin sa me te mire te politikes ekonomiko-financiare te vende te eurozones. Vete Hungaria nuk ben pjese ne eurozone dhe ka problemet e veta te medha buxhetore dhe ekonomike. Enik Gyri sekretarja hungareze e shtetit per ceshtjet evropiane konstaton madje nje ftohje te hungarezeve me BE-ne Sondazhet nuk jane shume shpresedhenese. Njerezit ne Hungari qysh prej anetaresimit e kane humbur entuziasmin per BE-ne. Pra ka ardhur koha qe kjo te ndryshoje. Hungarezet duhet te ndiejne qe kane te bejne me presidencen e BE-se.


Kriza e euros shtyne projektet tjera


Qeveria hungareze e ka te qarte se per shkak te krizes se euros shume prej projekteve te saj fillestare duhet te presin siguria energjetike partneriteti ne Lindje dhe afrimi i Ballkanit. Por ministri i Jashtem hungarez Martonyi thekson para se gjithash nje projekt nga i cili qeveria e tij ne asnje menyre nuk mund te heqe dore nje plan zhvillimi per te gjithe zonen e Danubit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Danubi ka prioritet


Strategjia e Danubit eshte shume komplekse ajo permbledh ceshtje te mbrojtjes se mjedisit ceshtje te transportit infrastruktures dhe turizmit. Por ajo permban edhe aspekte te kultures trashegimise kulturore identitetit te Evropes Qendrore dhe te Evropes ne pergjithesi shpjegon Martonyi.


Ne te vertete nga hungarezet degjon shume per historine dhe identitetin per identitetin evropianoqendror. Vendi i tij dhe nje rajon i tere jane zhvendosur nga skaji i Evropes ne qender thekson Martonyi. Hungarezet ndiejne obligimin tia tregojne kete pjeses tjeter te Evropes.


Autor Christoph Hasselbach/Eliana Xhani


Redaktoi Bahri Cani