kukesiKukësi duket se ia ka marrë dorën Europa League.

Ekipi verilindor është kualifikuar për në turin tjetër, pasi eliminoi ekipin Torpedo Zhodino të Bjellorusisë.

Kuksianët barazuan në Bjellorusi, por falë rezultatit 2-0 në Shqipëri, janë të kualifikuar.

Ndërkohë është eliminuar ekipi i Laçit.

Pas barazimit në Shqipëri, ata kanë barazuar dhe në Azerbajxhan me ekipin e Inter Baku.

Por për shkak të golit në fushë të huaj, ata janë eliminuar.

Në Laç ata barazuan 1 me 1, kurse në Azerbajxhan 0 me 0.