Britanikët mund të shpresojnë për normalitet të paktën në një pikë në kaosin e Brexit. Shtetet e Bashkimit Europian duan t’u mundësojnë qytetarëve britanikë edhe pas Brexit hyrje pa vizë në BE, edhe po të mos arrihet nënshkrimi i një marrëveshjeje dypalëshe për t’u shkëputur nga Bashkimi Europian.


Për këtë ranë dakord ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE. Por nëse Londra do të fusë detyrimin për të marrë vizë për qytetarë të shteteve të veçanta të BE, institucionet e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare janë në gjendje të reagojnë me shpejtësi.


Me Parlamentin Evropian tani do të kërkohet një dakordim, në mënyrë që rregullorja të mund të hyjë në fuqi pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Ajo do të vlejë për qëndrime deri në 90 ditë në BE.


Qeveria britanike pati sinjalizuar që për qëndrime më të shkurtra nuk do të kërkojë viza nga qytetarët e Bashkimit Evropian.


Gazeta Shqip