Europa është investitori i parë në mbarë botën. Nga 22 qytete botërore të marra në studim nga Global Cities Investment Monitor për 2011, rezulton se 18 vende europiane kanë investuar në barë botën. Ajo gjithashtu është edhe investitori i parë edhe në vet kontinentin e Vjetër, ndryshe nga Amerika dhe Azia të cilat nuk kanë investuar në kontinentet përkatëse. Nga studimi del gjithashtu se dy jane rajonet më tërheqëse për investimet me 39%, Europa Perendimore dhe Europa Lindore, ku vetem ne kete te fundit janë investuar 15% nga totali. Lidhur me tendencën për investime konstatohet edhe një tjetër fakt, se Europa Lindore e ka ndryshuar atë në pozitiv në 2010-ën ku investimet janë rritur me 16% nga -30% në 2009. Në rang global ka pasur një erozion në investimet ndërkombëtare me 4%, por gjithsesi më mirë se viti 2009 me -8%. Përsa i përket qyteteve që kanë përfituar investimet më të mëdha të huaja, Londra klasifikohet e para në rang global duke qenë edhe qyteti i vetëm europian nga 22 të tillë të marra në studim në rang global. Në vend të dytë dhe të tretë renditet Shangai dhe Hong Kongu. Në vend të katërt San Paulo, që në 2011 ka bërë një shtim absolut të investimeve. Ndërsa Neë Yorku pozicionohet në vendin e pestë. Pesë qytetet e para në botë kanë përfituar 50% të totalit të investimeve botërore. Pavarësisht dobësisë së ekonomisë britanike, Londra është kthyer në krye të klasifikimit të investimeve të huaja falë pozicionit të saj gjeografik por edhe rolit që ka si një qendër financiare globale, sistemit ligjor transparent dhe eficencës në shërbime. Sipas raportit, Kina dhe India paraqesin të vetme 25% të të gjithë investimeve të huaja. Europa ka shënuar rënie për shkak edhe të krizës financiare, ndërsa vendet emergjente si Brazili dhe Rusia kanë regjistruar një shtim të investimeve me 60% në dy vitet e fundit.