Shqiperia dhe Maqedonia kane cmimet me te ulta ne Europe, sa i perket nivelit aktual te cmimeve te konsumit, sherbimeve dhe te mirave materiale. Te dhenat vijne nga nje raport i Eurostat, Instituti Qendror Europian i Statistikave. Nga ky institut i specializuar, Shqiperia dhe vendet e tjera te rajonit jane bere se fundmi, pjese e nje analize krahasimore me vendet e tjera te Bashkimit Europian dhe me gjere te Europes ne teresi. Nga studimi ka rezultuar, se Shqiperia dhe Maqedonia jane dy vendet e vetme ne Evrope ku spikatin cmimet me te lira. Sipas Eurostat, Shqiperia evidentohet me nje indeks rreth 50% te nivelit mesatar evropian per cmimet e konsumit ne teresine e tyre. Duke qene ne kete aspekt, afer me Bullgarine, e cila e ka kete indeks te vleresuar ne masen prej 49%, norme kjo e vleresuar si me e uleta mes shteteve anetare te BE-se.


Kurse Maqedonia, e cila nga grafiket e servirur prej eksperteve te EuroStat-it, rezulton se eshte me poshte se Shqiperia lidhur me kete tregues, e ka kete indeks jo me shume se niveli prej 45% te mesatares se cmimeve ne vendet e BE-se.


Sakaq, nje dukuri tjeter interesante qe bie ne sy per Shqiperine ne kete analize te EuroStat-it, eshte edhe ajo e te zoteruarit prej saj, te cmimeve me te uleta te veshjeve se ne te gjitha vendet evropiane, madje edhe me te uleta se ne fqinjin tone, Maqedoni. Duke zoteruar saktesisht nje nivel prej 72% te mesatares evropiane per kete ze, ndersa shteti yne fqinj, e ka ate 75%. Cka do te thote se ne te gjithe kontinentin e vjeter, kush deshiron te bleje rroba, ose edhe t'i prodhoje ato, mund te zgjedhe fare mire Shqiperine nese nuk do qe te shpenzoje shume. E ne te njejten kohe, Shqiperia zoteron edhe cmimet me te uleta per kepucet. Respektivisht, me nje nivel prej 71% te nivelit mesatar evropian te cmimeve per kete produkt, teksa Maqedonia, e ka ate me te larte, 78%. Sikunder, Shqiperine e lene pas te gjitha vendet e tjera evropiane, si edhe ato fqinje, sa u perket kostove te transportit. Duke konfirmuar keshtu, se te udhetosh brenda vendit tone, eshte me lire se kudo ne 36 vendet e tjera, te kontinentit te vjeter. Respektivisht, me nje nivel prej vetem 42% te ketyre kostove krahasuar me nivelin mesatar evropian, teksa Maqedonia e ka kete indeks, 43 per qind.