Transmetuar më 24.05.2015 - 22:52










PUBLICITET




Janë publikuar rezultatet e votave të shikuesve të Eurovisionit për vitin 2015.



Sistemi i votave thekson se 50% e votave i takon publikut, kurse 50% jurisë profesionale të secilit shtet.



Dhe, në bazë të rezultateve të publikuara ku janë ndarë vetëm votat e publikut, duket se Shqipëria është “dëmtuar” mjaft nga juritë profesionale.



Në rast se do të merreshin parasysh vetëm votat e publikut, siç ka ndodhur në të kaluarën, Shqipëria do të radhitej e nënta me 93 pikë.



Diaspora shqiptare ka votuar mjaft, gjë që dëshmohet edhe me pikët e fituara nga Shqipëria.



6 pikë Shqipëria ka fituar nga Austria, 8 nga Belgjika, 1 nga Çekia, 12 nga Maqedonia, 5 nga Gjermania, 10 nga Greqia, 12 nga Italia, 10 nga Mali i Zi, 5 nga Serbia, 7 nga Sllovenia, 5 nga Suedia dhe 12 nga Zvicra.





lang: en_US