BERLIN- Seksioni i vizave i misionit të Shteteve të Bashkuara në Berlin është evakuuar. Tre persona të konsullatës amerikane në rrethin Dahlme papritmas kanë patur problemem me frymëmarrjen. Ata kanë marrë ndihmën mjekësore.


Sipas një zëdhënësi të policisë, cituar nga Der Spiegel,dy punonjës etë ambasadës kan ndjere nje “shije te çuditshme” ne goje. Mendohet se nëpërmjet një pakoje kanë hyrë kimikate toksike brenda ndërtesës e cila është në kushte të larta sigurie. Zëdhënësja Ruth Bennet, tha se lënda toksike ka ardhur nga një zarf që përmbante materiale mbështetëse për një kërkesë për vizë, që ishte dorëzuar në konsullatë nga vetë aplikanti në mëngjes.  Sipas gjermanes, Bild,  ky zarf është dorëzuar nga një person me origjinë shqiptare, ne mengjes rreth ores 11:00. Autoritetet gjermane dhe amerikane janë duke shyrtuar të dhënat e aplikantit.


Konsullata amerikane ne Berlin


Punonjësi kishte njoftuar policisë, dhe më pas është evakuuar e gjithë zona, shkruan Spiegel.


Policia tha se e ka marrë shumë seriozisht incidentin, pasi mendohet se kjo mund të ketë lidhje me sulmet e vazhdueshme ndaj konsullatave amerikane në Libi, Egjipt dhe Jemen.