Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook denoncimin e një qytetari, i cili ka mbetur i pakënaqur nga shërbimi në një pikë të këmbimit valutor, ku i kanë mbajtur komision një shifër të konsiderueshme parash.


Për 1100 paund të këmbyera me lek, qytetari është detyruar të paguajë 165 mijë lekë të vjetra komision dhe për këtë e ka denoncuar EXCHANGE në fjalë në polici.



Por përveç sorollatjes në disa komisariate, Uniformat Blu nuk i kanë ardhur aspak në ndihmë, edhe pse vetë i kanë thënë se vajza që punon në pikën e këmbimit valutor është mashtruese.


POSTIMI I BERISHËS:


Ne narkoshtet ndodh cdo gje si normale!


Qytetari grabitet me liçence, narko policia bene sehir.


Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb


Pershendetje Z doktorr jam nje qytetar i tiranes shkoj sot te nje EXCHANGE OFFICE te rruga kavajes me thy 1100 pand edhe veq aty kam pa ne te gjith shqiperin per nje 1100 paund te man 165 mi lek komisjon si i mashtrojn njerzit lajmrava sherbimin policis erdhe me than shko komisarjatin e policis numer 3 ban denacim shkova atje te 3 me than shko te drejtoria shkova te drejtoria edhe me than nuk kem qi bejm keti nuk je i pari as i fundit se mashro njerzit ajo goca tha po si te ja bej i thash asgje tha me perzun te lutem shperdaje Z doktorr shikoje vidjon flm