Ashtu si Spanjën në vitin 2010 dhe Gjermaninë në vitin 2014, video-loja e futbollit FIFA ka parashikuar edhe këtë herë se kush do të fitonte Botërorin Rusi 2018.


Electronic Arts kishte bërë simulimin e turneut në FIFA 18 dhe në këtë simulim kishte fituar Franca.


E njëjta gjë ka ndodhur edhe me botërorët e mëparshëm. Simulimi në video-lojën FIFA kishte nxjerrë fitues në vitin 2010 Spanjën dhe në vitin 2014 Gjermaninë. Në jetën reale ishin pikërisht këto dy kombëtare që triumfuan në fund.


17 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)