(ALBANIA SPORT) – Shqipëria e futbollit mori një mesazh negativ në renditjen mujore të FIFA-s (shkurt 2010), duke u pozicionuar në vendin e 97-të (336 pikë), një pozicion më të ulët se janari i vitit 2010 (vendi i 96-të).
Në fakt, Kombëtarja nuk luajti asnjë ndeshje gjatë muajit janar, dhe zbritja e saj me një vend është më shumë si kalkulim e rezultateve dhe takimeve të vendeve të tjera, kryesisht ato afrikane, të cilat morën pjesë në Kupën e Afrikës.
Duke bërë një krahasim të shpejtë me të njëjtën periudhë, shkurtin e vitit 2009, kur renditeshim në vendin e 79-të, renditja e shkurtit 2010 (vendi i 97-të) tregon edhe regresin që ka pësuar Kombëtarja A (e drejtuar vitin e kaluar nga holandezi Arie Haan dhe kroati Josip Kuzhe).
Gjithsesi, renditja brenda gjirit të UEFA-s nuk ka ndryshuar, duke qenë sërish në vendin e 42-të, vetëm 4 ditë nga hedhja e shortit të eliminatoreve të Kampionatit Europian 2012, short që do të hidhet më 7 shkurt, në Varshavë të Polonisë. Shqipëria ndodhet në vazon e 5-të.
Ndeshja e parë ndërkombëtare e këtij viti për kuqezinjtë është miqësorja kundër Irlandës së Veriut, e programuar për tu luajtur “Qemal Stafa”, më 3 mars 2010.
Irlanda e Veriut renditet në vendin e 40-të në ranglistën e FIFA-s dhe të 23-n në klasifikimin brenda 53 federatave që aderojnë UEFA.
Renditja botërore kryesohet sërish nga Spanja (1627 pikë), e ndjekur nga Brazili (2, 1568 pikë), Holanda (3, 1288 pikë). Në dhjetë vendet e para janë dhe Italia (4, 1209 pikë), Portugalia (5, 1176 pikë), Gjermania (6, 1173 pikë), Franca (7, 1117 pikë), Argentina (8, 1082 pikë), Anglia (9, 1076 pikë) dhe Egjipti (10, 1069 pikë, +14 vende).
RENDITJET E SHQIPËRISË
GJATË MUAJVE SHKURT
Muaji Viti Vendi
Shkurt 2010 96
Shkurt 2009 79
Shkurt 2008 73
Shkurt 2007 87
Shkurt 2006 82
RENDITJA BOTËRORE
SHKURT 2010
1 Spanja 1627
2 Brazil 1568
3 Holanda 1288Burimi: Albania-sport.comE Merkure, 03 Shkurt 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili