Fronti per Bashkim Kombetar Shqiptar, ne nje komunikate per median beri te ditur se krimineli serb Ratko Mladic po strehohet ne Bjellorusi. "Struktura inteligjente e Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar, Sigurimi Kombetar Shqiptar, qe hap pas hapi e ka ndjekur dhe po e ndjek kriminelin serb Ratko Mladic, i cili per pak (gjate vjeshte se vitit te kaluar ne malet e Karadakut te Kumanoves, ku strehohej i maskuar si bari i 300 deleve), arriti qe t'iu shpetoje pese oficereve madhore te SKSH-se, ka arritur te zbuloje se, krimineli serb Ratko Mladic aktualisht ndodhet dhe po strehohet ne Bjellorusi, ku edhe po sherohet nga semundja tij e tuberkulozit, nga kjo semundje kronike qe po vuan prej disa vitesh", thuhet ne komunikaten e FKBSH-se.