Fondi Monetar Ndërkombëtar do t`i akordojë Bosnjes një kredi dyvjeçare në vlerë prej 520 milionë dollarë.
Kredia e FMN-së ka për qëllim që të mbështesë programin ekonomik të qeverisë boshnjake.
Në një deklaratë të saj, FMN theksoi se muajt e fundit, rimëkëmbja ekonomike e Bosnjes e ka humbur vrullin.
Vendimi mundëson dhënien e këstit të parë prej 78 milionë dollarësh, ndërsa të tjerët pasojnë vlerësimin pozitiv të zbatimit të programit në baza tremujore.