Pas operacioneve në Shkodër dhe Fushë-Krujë, FNSH ka zbarkuar edhe në qytetin e Fierit, ku në bashkëpunim me policinë lokale kanë ndërmarrë kontrolle për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike.


Gjatë këtij operacioni të FNSH në Fier janë arrestuar në flagrancë 4 persona. “Porosia e fundit” ka bërë që të sekuestrohen 33 doza kokainë, kanabis dhe 1 armë e ftohtë, ndërsa në pranga përfundoi Edi Subashi, 27 vjeç, banues në Fier.


Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij tip “Ford”, në çantën e shpinës ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës ju gjetën edhe 25 doza të tjera të dyshuara Kokainë dhe disa doza me lëndë narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. Ju sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektronike, automjeti, tre aparate celular, 450 euro dhe 470 mijë lekë, njofton policia.






























Policia ka proceduar penalisht shtetasin A.Z, 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit të një lokali në Fier, u ushtrua kontroll fizik personave që ndodheshin në lokal dhe këtij shtetasi ju gjet një sasi kanabis.


Po ashtu, nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: Petrit Halimi, 27 vjec, banues në Mallakastër. Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier e ka dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Shkatërrim i pronës” parashikuar nga Neni 150 i Kodit Penal, sqaron policia.


Gjithashtu nga kontrollet e ushtruar në rrugë të ndryshme t qytetit të Fierit, u arrestua në flagrancë edhe Fatmir Hoxha, 48 vjeç, banues në Fier.


Nga kontrolli që iu bë këtij shtetasi ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(shufër metalike), në formën e shkopit të gomës, thuhet në deklaratën e Bluve të Fierit.



13 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)