UPDATE/ Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Përparim.


aksident 1


“Panorama” mëson se shkak për aksidentin është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej shoferëve. Si pasojë kanë mbetur të plagosur pesë persona, ku tre prej tyre janë në gjendje të rëndë.


Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama” makinat kanë dalë jashtë autstradës dhe njëra prej tyre ka përfunduar në një tokë të mbjellë me misër.


Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia që po punon pë zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


aksident


aksident Elbasan-Peqin aksident Elbasan-Peqin