Duket e pamundur, që dhuna mos jetë prezent në Kategorinë e Dytë. Një incident i paprecedentë ka ndodhur në fundit ne ndeshjes mes Albpetrolit dhe Maliqit e cila përfundoi në barazim 1-1. 


Maliqi logo


Një grup futbollistësh të ekipit vendas kanë sulmuar gjyqtarin e sfidës Erjon Bastari, si dhe disa prej futbollistëve të Maliqit. Është dashur ndërhyrja e forcave të rendit dhe atyre shqiponja, për të shmangur një ngjarje të rëndë.


Maliqi ne Patos logo


Menjëherë pas këtij incidenti, furgonat e policisë kanë hyrë në fushë, për të marrë në mbrojtje gjyqtarët dhe ekipin mik, që në fund është larguar nga dalja emergjente e stadiumit dhe jo nga dhomat e zhveshjes.


Policia logo


Panorama Sport, ka arritur të sigurojë foto dhe video ekskluzive nga ngjarja në Patos. Na diskriminuan, dëgjohet të thotë në sfond, mesfushori i Maliqit, Shkëlzen Take. Në pamje vërehen edhe forcat e shumta të policisë që shoqërojnë ekipin e Maliqit.




PANORAMASPORT.AL