Kjo vajzë vendosi që të linte punën e saj dhe të udhëtonte anembanë botës me një rulotë të vogël, që të mund të bënte fotografi mahnitëse.


Amerikania Mandy Lea, me profesion fotografe thotë se ajo ka zgjedhur këtë mënyrë jetesë, pasi vetëm kështu mund tu tregojë njerëzve të tjerë, pamje që ata e kanë të vështirë që ti shikojnë.


Ajo udhëton prej 9 muajsh dhe ka përshkuar deri tani 56 mijë kilometra.


Vendimi për të nisur këtë jetë të re, erdhi pasi ajo u lodh nga rutina e përditshme.