Mbrojtësi i Benfikës Ezequiel Garay ka pësuar mbrëmë në ndeshjen e gjysëmfinales së Europa League, një përplasje me mesfushorin e Juventusit Poul Pogba.
Përplasja ka qenë shumë e fortë dhe mbrojtësi është detyruar të lerë fushën e lojës i ndihmuar dhe nga barela. Menjëherë pas përfundmimit të takimit, Garay ka postuar këtë foto në profilin e tij në “Twiter” ku shkruan: “I plagosur, por i lumtur.”
Benfika arriti të kualifikohet për në finalen e Euroa league pasi barazoi në “Juventus Stadium” ndërkohë që ndeshja e parë ishte fituar 2-1.