mbledhjaKryeministri Edi Rama ka përzgjedhur foton e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në muajin Mars të vitit të shkuar, si foton e ditës, më të bukur për vitin 2015.


Kryministri Rama ka postuar në rrjetin social Facebook, një foto nga lart të tryezës së mbledhjes së përbashkët të dy qeverive të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.


Kjo mbledhje e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës ishte e dyta, pas asaj të zhilluar në Janarin e vitit 2015 në Prizren.