Siguria e jetës për personalitet e larta shtetërore gjatë udhëtimeve që ato kryejnë si nga toka ashtu dhe nga ajri, për të gjitha qeveritë e botës është një detyrë mjaft e rëndësishme.


E tillë është edhe për qeverinë turke.


Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan ka publikuar së fundmi disa foto në profilin e tij në Facebook, ku tregohet se si ai ruhet nga ajri.


Përveç forcave të shumta të cilat e ruajnë Presidentin në tokë, gjithçka është menduar në mënyrën më të mirë që siguria e tij të jetë maksimale edhe në ajër.



Në fotot e publikuara nga vet Erdogan, shihen avionë ushtarak që fluturojnë  paralelisht me avionin presidencial.