Pas 5 viteve në detyrën e ministres, Lindita Nikollës dhe Mirela Kumbaros, dy femrave që kryeministri Edi Rama u besoi më tepër duke i bekuar me jetëgjatësi në qeveri, i janë rikthyer sot jetës si ligjvënëse të thjeshta.


Nikolla dhe Kumbaro kanë nisur punën si anëtare në Komisionin e Medias, duke u ulur pranë njëra-tjetrës, ndërsa kanë marrë dhe një urim nga kryetarja, Albana Vokshi.


Të dyja ish-ministres u shkarkuan në operacionin Fshesa të shefit të qeverisë, gjatë Asamblesë së PS, më 28 dhjetor të vitit të kaluar, ku edhe u përlotën për largimin nga qeveria.