Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mori një lajm të gëzueshëm ditën e sotme, teksa Gjykata për Krimet e Rënda i kërkoi Prokurorisë që të mbyllë hetimet për të deri në 10 mars.


Tahiri në një prononcim për mediat e cilësoi këtë fitoren e tij të parë në betejë, duke lënë të hapur edhe mundësinë e rikthimit në politikë. Ndërkohë për lajmin e mirë duket se është kujdesur që të festojë, madje duke u takuar me një tjetër ish me shumë peshë në PS.


Është ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika që ka postuar në Instagram një foto ku shihet përkrah Tahirit.


Miq të mirë, edhe ne kohë të vështirë, shkruhet poshtë fotos me një dorë me dy gishtat e ngritur si simboli i PD.


Në foton e publikuar nga Gjika, të dy shihen të qeshur, ndërsa kujtojmë se edhe ish i besuari i Ramës për Vlorën ka kaluar për filtrim në duart e drejtësisë shqiptare, në një histori jo kaq të rëndë sa kjo e Tahirit.