Qindra qytetarë janë grumbulluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit në pritje të nisjes së protestës së opozitës, ndërsa mijëra të tjerë sipas Partisë Demokratike janë duke zbarkuar në Tiranë.


Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash për mbarëvajtjen e tubimit të opozitës.







Mbi 1600 efektivë policie janë në terren përreth Kryeministrisë, ndërkohë që nuyk mungojnë as automjetet e Zjarrfikëses dhe Ambulancës për të shmangur çdo incident.


Në sy bie fakti se kryeministri Rama ka nxjerrë edhe arsenalin e rëndë, autoblindat e policisë që janë stacionuar pas selisë së qeverisë.