Dy lojtarë do të ketë Kristian Panuçi sot në dispozicion, që e bëjnë sefte me kombëtaren e Shqipërisë.


Ata janë Lorenc Trashi dhe Kristi Qose, njëri mbrojtës krahu dhe tjetri mesfushor shkatërrues që me shumë gjasë do të jenë alternativa stoli për legjionarët kuqezi.


Të gjithë janë kuriozë se cilët numra do të mbajnë mbi shpinë dy new-entry të Kombëtares dhe për ta mësuar duhet ti hidhni një sy fotogalerisë nga dhoma e zhveshjes së kuqezinjve.







Ylli Partizanit, Lorenmc Trashi do të ketë mbi shpatulla numrin 13, ndërsa Kristi Qose do ti rrëmbejë të paktën në dy sfidat e para të Euro2020 numrin 15 kapitenit Mërgim Mavraj.


Ndërkohë, Eros Grezda do të mbajë numrin 7, që deri më parë mbahej nga ish-kapiteni Ansi Agolli.