Të tjera rreth shkrimit Foto të tjera
UKRAINË - Përleshjet e dhunshme që kanë përfshirë vendin prej disa kohësh nuk kanë ndaluar protestuesit që të shprehin dashurinë për njerëzit e tyre të dashur.

Një demonstrues në Kiev i veshur me jelek antiplumb, maskë dhe helmetë i ka propozuar për martesë të fejuarës së tij në sheshin e Pavarësisë.

Ai mbante në dorë edhe një megafon për ti bërë propozimin nuses së tij të ardhshme. Demonstruesi i dashuruar zgjodhi ta bënte propozimin në një rrugicë të ngushtë të Kievit për shkak të përleshjeve dhe dhunës mes policisë dhe protestuesve.

Edhe pse në një kohë lufte, ka gjithmonë vend për pak dashuri.

Protestuesit dhe opozita kërkojnë largimin e Presidentit të vendit, Viktor Yanukovych, edhe pse Kryeministri njoftoi dorëheqjen.


Foto të tjera


(v.gj/shqiptarja.com)