Të tjera rreth shkrimit FOTO/ Denoncimi tek 'Raportoni ju'




Lexuesit e Shqiptarja.com kanë sjellë në redaksinë e Shqiptarja.com foto të marra dje pasdite afër mbikalimit tek kthesa e Kamzës. Tufa e deleve duket se po kullosin me qetësi pa u shqetësuar ndërkohë që nëse dalin në rrugë,  mund të bëhen rrezik aksidenti për makinat që kalojnë në drejtime te ndryshme.

Fotot e bera sot (dje) ne orën16:30 tregojnë delet duke kullotur ne barin që ndodhet tek mbikalimi tek kthesa e Kamzës. Është e çuditshme që nuk merren masa për ndalimin e këtij fenomeni që delet kullosin në mbikalimin në hyrje të Tiranes."- shpreh shqetësimin lexuesi.

Lexues të Shqiptarja.com kanë denoncuar rastin nëpërmjet fotove në rubrikën 'Raportoni ju'.


(v.gj/shqiptarja.com)