Aksidentet në rrugën Tiranë-Durrës tashmë janë bërë të përditshme.
Paraditen e së martës një automjet është përmbysur duke krijuar kaos në trafik.
Siç shihet edhe nga fotot që kanë ardhur në redaksinë e DITA-s një mjet pas përplasjes është përmbysur.
Në vendngjarje kanë shkuar autoambulancat dhe zjarrfikëset, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e personave që ndodheshin në mjet.
Aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit që të çon në Rinas.