Jack Daniels është një ndër pijet alkoolike më të njohura dhe më të shitura në botë, por miti për krijimin e tij ka rënë.


Krijuesi i vërtetë i formulës së uiskit më të famshëm në botë është në fakt një skllav.


Ashtu siç ka ndodhur rëndom në historinë e njerëzimit, meritat për krijimin e diçkaje të madhe nuk i ka marrë gjithmonë autori.


Por kompania e njohur ka pranuar pas një shekulli e gjysmë se në fakt ka qenë një skllav i quajtur Nearis Green ai që ka gjetur formulën perfekte për distilimin e Jack Daniesl.


Deri në ditët e sotme thuhej se krijuesi i pijes alkoolike ka qenë Jasper Jack Daniels, por në fakt historia ka qenë krejt tjetër.


Është NY Times që zbulon historinë e vërtetë dhe ka publikuar edhe fotot e skllavit me ngjyrë që ka krijuar pijen e famshme.