Reperi amerikan Tyga është parë së fundmi i shoqëruar nga një brune bukuroshe.


Mësohet se ajo është modelja Demi Rose, 21 vjeç, britanike.


Vetëm disa ditë më parë Tyga u nda me Kylie Jenner por duket se nuk ka humbur kohë të gjejë një femër tjetër.


Rose është një modele e njohur dhe ka dalë shpesh në kopertina, madje në 2014 është cilësuar si femra e re më seksi në planet.


Por arsyeja përse ajo ka tërhequr vëmendjen është pamja e saj.


Ajo ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Kylie Jenner. Përveç formës së buzëve, gjithçka tjetër në pamjen e tyre është thuajse identike.