Nga Bledi Mane-Public Enemy


fb.com/bledi.mane

instagram.com/bledimane


Nuk shkeputemi dot nga e kaluara.


Le ti lyejme floket me xhel, le te parfumosemi apo te behemi neneshtetas amerikane, le te bejme miliona ne menyre te ndershme apo abuzive forca e rendeses na terheq.


46 vite bolshevizem kane shenjuar ADN tone dhe e pashmangshmja duket e paevitueshme.


Ne zemer te Tiranes, ne pedonalen mes Teatrit Kombetar dhe disa ministrive po ndertohet bunkeri më i ri shqiptar.


Kupola do te sherbeje si hyrje ne ish tunelin antiberthamor te para viteve ’90 i cili do te kthehet ne nje muze te gjalle por shqetesues mbetet fakti i kostos financiare te padeklaruar.


bunker