Kryeministri Edi Rama nuk ka rreshtur as sot së ironizuari për të gjithë ata që janë shprehur kundër zhvendosjes së fasadës së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.


Rama ka sjellë përmes fotove dfhe sqarimeve në rrjetin social facebook dhe një rast të një gjysmë shekulli më parë, të zhvendosjes së një tempulli të shenjtë mbi lumin Nil, me angazhimin e vetë UNESKO-s.


Po citojmë postimin e plotë të Ramës:


Më poshtë pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së “Qemal Stafës” që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t’u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë


Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshem Abu Simbel mbi lumin Nil


Pse?! Sepse mu aty qeveria vendosi të ndertonte nje digë gjigande mbi lumin e famshëm!


Tempulli u pre në blloqe dhe u rindertua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër


Ky operacion “fantastiko-shkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koh


Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së “Qemal Stafës” është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t’i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm)…


Duan s’duan #Rilindje do të jetë dhe#ShqipëriaeGjeneratësTjetërdo të bëhet