Zakonisht meshkujt kanë frikë, se të dashurat apo gratë e tyre mund të tërhiqen pas ndonjë djaloshi të ri, dhe ti tradhtojnë.


Askush nuk frikësohet nga më të vjetërit.


Por, ky nuk është rasti i 61-vjeçarit Billy Bob Thornton.


Së fundmi është zbuluar nga dokumentet e divorcit të Johny Deep me bukuroshen Amber Heard, se 61-vjeçari ka pasur një romancë me këtë të fundit.


Dhe të mendosh që është 31 vjet më i madh se ajo.


Billy Bob Thornton është i njohur edhe për lidhjen dhe martesën e tij me atë që konsiderohet si femra më e bukur në botë, Angelina Jolie, edhe pse kanë diferencë të theksuar në moshë.


Ata u ndanë, pas raportimeve se Billy ushtronte dhunë ndaj Jolie.


Billy Bob Thornton është një Don Zhuan, pasi përveç lidhjeve të shumta, ai është martuar dhe ndarë 5 herë.