1Floriana Garo, bukuroshja që jep motin në ABC News dhe moderatorja e Jo vetëm modë ka rrëfyer për Summer Pages se  ka fjetur në një suitë rreth 8.000 euro/nata.


 “Në Kinë ka qenë tek Miss World, në një hotel me 7 yje në shkretëtirën e Kubuqit. Suita ishte rreth 8.000 euro/nata. Fatmirësisht nuk mu desh ta paguaja vetë, ka pohuar Floriana.


Ajo shprehet se ndonëse sot mbahet si një ndër vajzat më të bukura, e vogël nuk është shquar për këtë gjë.


E vogël kam qenë fare e zakonshme. Flokët mami mi priste shkurt si djalë, luaja në rrrugë si djalë gjatë gjithë kohës dhe vetëm vritesha dhe bëhesha pis, rrëfen Floriana.


Ajo tregon se të gjitha pushimet e saj tashmë janë çift, në krah të partnerit të saj Tedi, dhe shpreson që pas 2-3 vitesh dhe ajo të marrë kënaqësinë e të qenit nënë.


2


3