Ai është një miliarder, kandidat për president por edhe qejfli femrash.
Megjithëse përflitet për shumë lidhje, Trump ka qenë i martuar tre herë.
Aktualisht prej shumë vitesh ai është i martuar me modelen sllovene Melania Knaus.
Trump dhe bukuroshja Melania kanë një diferencë prej 25 vitesh.
Por gruaja e parë e Donald ka qenë Ivana Trump, një ish-modele bukuroshe nga Republika Çeke.
Trump u martua me të në vitin 1977 dhe ndenjën të martuar për 15 vite, deri në 1992.
Martesa e dytë ishte me aktoren amerikane Marla Maples.
Trump u martua me të një vit pas ndarjes me Ivanën, në vitin 1993.
Çifti qendroi bashkë deri në vitin 1999 kur dhe u ndanë zyrtarisht.
Gruaja e tretë e tij, dhe ndoshta Zonja e Parë e ardhshme e Amerikës ështe Melania.
Donald dhe Melania janë martuar prej 11 vitesh, në 2005, dhe kanë një fëmijë bashkë, Barron.