Europiani i Futbollit 2016 tregoi se një skuadër trime si Shqipëria vendosi në telashe të mëdha Francën dhe ne dijmë vërtet pak lidhur me një ndër shtetet më të varfra të Europës.


Kështu nis shkrimin Huffington Post, e cila ka botuar një shkrim këtë javë lidhur me peisazhet, fshatrat, ushqimin e mirë dhe mikëpritjen e popullit shqiptar.


Shqipëria tjetër e pazbuluar bazohet në një udhëtim aventuresk, të rekomanduara për çdo njeri nga gazetarët e Huffington Post, që endet si të përjetojnë natyrën pothuajse të paprekur të Alpeve Shqiptare dhe mikpritjen ndaj banorëve të fshatrave të fshehur malore.


Pas një udhëtimi me varkë në liqen në Koman, vijohet me ecje në toka që ngjallin traditat dhe zakonet.


Shkrimi flet gjerësisht për ushqimin e mirë të ofruar nga vendasit dhe natyrën e paprekur të Alpeve, sipas të cilëve, nuk e gjejnë në asnjë vend tjetër.