Më shumë se 120 njerëz gjetën vdekjen kur tajfuni Haiyan goditi Filipinet.


Stuhia gjigande është cilësuar nga disa media si më e madhja në histori.


Zyrtarët e flotës ajrore thonë se kanë parë 100 trupa të shtrirë në rrugët e qytetit Tacloban.


Kurse gazetarët vendas thonë se kanë parë 20 trupa në një kishë.


Miliona njerëz kanë mbetur pa shtëpi në vendin e varfër, që vuan rregullisht nga tragjeditë e natyrës.


Jo më pak se 24 ngjarje katastrofike natyrore kanë ndodhur në një vit.


Tajfuni i kategorisë 5 u përplas me tërbim mbi Filipine duke shkatërruar shtëpitë e duke shkulur pemët me erëra që arrinin shpejtësinë deri në 230 kilometra në orë.


Autoritetet patën paralajmëruar se më shumë se 12 milion njerëz rrezikoheshin nga tragjedia.


Stuhia e ka humbur tashmë fuqinë dhe vendi aziatik do bëjë bilancin./ep


1


2


3


4


5


6


A damaged airport is seen after super Typhoon Haiyan battered Tacloban city


8


9


1


3


2


4


5


6


7


8


9


10


11


Super Typhoon Haiyan hit The Philippines with 50ft waves and 200mph winds


13


14