Mbrëmjen e së enjtes Blendi Fevziu u përplas me Lulzim Bashën, që e kishte të ftuar në emision, pasi ky i fundit afroi pranë vetes një person dhe kërkonte të fliste.


Basha tha se ai ishte prej 18 vitesh socialist, por tashmë është kthyer në demokrat, pasi është zhgënjyer nga socialistët.


Por kush është ky person?


Ai quhet Leonard Nika, thotë se është poet dhe e mbiquan veten Ylli i vetëm i Burrelit.


Beson se komunikon me Zotin dhe se i ka thënë diçka atij në vesh.


Në faqen e tij gjen foto me politikanë të djathtë, statuse romantike, poezi dashurie dhe lëvdata ndaj vetes.


Në një prej tyre shkruhet: Unë mbetem një yll Burreli.


Ndërsa në një tjetër: Unë jam djali më i mirë në botë. Ma tha zoti që kur linda.