Fotot e mëposhtme tregojnë se si do të tansformohet Belshi falë programit të Rilindjes urbane.
Tashmë punimet kanë nisur, ndërsa fotot janë postuar nga kryeministri Edi Rama.
Liqeni i vogël në zemër të Bashkisë së re Belsh dhe mjedisi përreth tij, pas një rrënimi e braktisjeje çerekshekullore, do të transformohen së shpejti në një hapësirë publike me shije e cilësi europiane, falë mbështetjes nga programi kombëtar i Rilindjes Urbane, shkruan kryeministri.
Të shpresojmë që në fund të projektit, pamja të jetë kështu si në foto!