Prej ditësh në komisariatet e Tiranës e në mjedise të tjera pritëse është afishuar numri personal i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

 

Një gjest që tërheq vëmendjen e qytetarëve, të cilët siç duket edhe në fotot e mbajnë shënim atë. Nëse nuk hasin probleme me zyrtarët e policisë për momentin, nuk do ishte keq ta kenë numrin në telefon, për ndonjë rast tjetër.



Ministri nuk kursen gjestet dhe reagimet publike sa herë bëhet fjalë për të reaguar në lidhje me denoncimet që vijnë nga qytetarët.

 

Mbrëmjen e së dielës ai u shfaq me anë të një telefonate edhe në emisionin satirik Portokalli, si një tjetër gjest për promovimin e numrit personal.