Shumë prej nesh kanë parë filmat amerikanë me vëllazëritë e famshme.


Por nëse në komeditë që kemi parë ka pasur rite të çuditshme, të krijuara për qëllim humori, ritet e një universitet të quajtur Hofstra në Nju Jork janë vërtet makabre.


Që të bëhesh pjesë e vëllazërisë Sigma Pi, duet të kalosh disa teste.


Rekrutët mbahen peng në kafaze hekuri për disa ditë me radhë, mbulohen me piper djegës për të parë sa mund të durojnë dhe detyrohen të vjellin mbi njëri-tjetrin.


Gjithashtu ka edhe abuzime të tjera që tashmë janë bërë pjesë e hetimit pas denoncimit nga një ish-student.


Ish-studenti thotë se nata më e keqe ishte kur i mbulonin me piper djegës gjithë natën, madje u hidhnin dhe në organet gjenitale.