Një skenë thuajse si ajo e filmit Koha për të vrarë ku Samuel Jackson ekzekuton me kallashnikov 2 përdhunuesit e vajzës së tij. Pasi nuk duronte dot gjykimin e tyre, ai vendosi ti ekzekutonte.


Pak a shumë e njëjta gjë por jo me atë fund dramatik i ka ndodhur një prindi në Ohajo.


Michael Madison vrau Angela Deskins, Shetisha Sheeley dhe Shirellda Terry dhe i futi trupat e tyre në qese plehrash para se ti hidhte diku.


Ai u dënua për vrasje të shumëfishtë.


Dënimi ndaj tij ishte kapital: Ekzekutim me injeksion.


Por Van Terry, babai i njërës prej vajzave nuk mund të duronte shikimin shpotitës të vrasësit duke e sulmuar në gjykatë.


Pavarësisht se pak orë më vonë vrasësi 38-vjeçar Madison do të ekzekutohej, ai vijonte të ruante një buzëqeshje ironike.