Fotografi dhe shkrimtari Aleksandër Williamson udhëtoi në Shqipëri në shtator të vitit 2015 për të marrë pjesë në dasmën e vëllait të tij.


Fotot e shkrepura gjatë udhëtimit me një kamera analoge u bënë pjesë e serisë së fotove Toka e Shqiponjave, një eksplorim i qendrave urbane dhe rurale të kryeqytetit të Shqipërisë, Tirana , dhe historisë komplekse të vendit.


Shqipëria po kalon një tranzicion të shpejtë nga vendi i izoluar komunist që ishte dikur nën udhëheqjen e Enver Hoxhës, në një vend modern, neokapitalist, shkruan Williamson.


Në fotografitë e tij, paraqitet arkitektura e kohës sovjetike që i kundërvihet simboleve religjioze.


Seria e fotografive u quajt nga vetë emri i vendit, emri që shqiptarët i dhanë. Shqipëri, Toka e Shqiponjave,


Williamson gjithashtu flet edhe për shkrimtarin e madh shqiptar Ismail Kadare, dhe vëzhgimet e tij për vendlindjen, dhe rolin e krijuesve brenda shoqërisë.


Shkrimtari është gjatë gjithë kohës në ekzil, pasi në një farë kuptimi ai është gjithmonë jashtë, i ndarë nga të tjerët, ka gjithmonë një distancë mes tyre.


Ne u shndërruam nga miq në familjarë, në Shqipëri, Tokën e Shqiponjave, një vend i mrekullueshëm dhe tejet tërheqës, shkruan Williamson.