Besimtarët mysliman kanë nisur sot muajin Ramazanit gjatë të cilit ata do të dëshmojnë sakrificën nëpërmjet agjërimit. Ramazani është ndjerë jo vetëm në institucionet e besimit dhe familjet myslimane por edhe në rrugët e kryeqytetit. 


Bashkia e Tiranës ishte kujdesur sot që sheshi Skënderbej dhe disa nga rrugët kryesore të kryeqytetit të ishin dekoruar me urime për besimtarët mysliman me rastin e muajit të agjërimit. Postera dhe banderola përcillnin urimet për një agjërim të lehtë për të gjithë ata besimtarë myslimanë të cilët kanë vendosur që të sakrifikojnë dhe të shprehin përkushtimin e tyre ndaj zotit. 


Një urim me këtë rast e ka përcjellë edhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj në Twitter ku do të shprehej: “Tirana është dekoruar me urimet për besimtarët në Muajin e Ramazanit. Qyteti i mirë i respekton të gjitha besimet e datat e shënuara. Ky respekt reciprok është stofi që na mban bashkë, gjithmonë.