Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mbledhur dje mësuesit e Liceut Artistik, ku iu ka shprehur mirënjohjen e Bashkisë dhe të tij personale, për punën që bëjnë.


Pak e dinë se çdo yll që shkëlqen sot nga Shqipëria në botë është produkt i përkushtimit magjik aty. Ne mbajtëm premtimin për shkollën e re, ato mbajnë premtimin çdo ditë për gjeneratën e re!


P.S Pas shkollës do investojmë në sallën e Koncerteve të Liceut që çdo talent i ardhshëm ta ketë skenën e 1rë në kushte optimal, shkruan Veliaj, që nuk ka ngurruar të ngrihet në valle bashkë me të shoqen, me mësuesit e Liceut.