Kulla Eiffel, Ura e Portës së Artë (Golden Gate Bridge) dhe Koloseu konsiderohen me plot të drejtë si vendet më tërheqëse në botë, por ka diçka speciale kur shkon në një vend spektakolar në të cilin pak turistë kanë shkuar.


Prandaj ju ftojmë të ndërmarrim këtë udhëtim virtual së bashku në këto vende fantastike


(Fotot janë sipas renditjes së shkrimit)


Restoranti Grotta Palazzese, Itali


Restoranti Grotta Palazzese, i realizuar në guvat e plazhit Polignano a Mare, është një nga vendet më të mira për të ngrënë në gjithë Italinë, në mos në të gjithë botën.


Chichilianne, Rhone Alpes, France


Me të vërtetë që të lë pa frymë, peisazhi që të shfaqet kur je para Mont Aiguille, i cili është rreth 2150 metra i larte dhe ndodhet ne Prealpet Franceze.


Tempulli i Folesë së Tigrit, Lugina Paro, Bhutan


Ky tempull i shekullit të 17-te mbështetet mbi një shkëmb në anë të luginës Paro. Godina e shenjtë u ndërtua për të mbrojtur shpellën në të cilën Guru Padmasambhava, një lider i Budizmit, meditoi për tre vite, tre muaj, tre javë, tre ditë dhe tre orë.


Dubrovnik, Kroaci


Dubrovnik është një qytet mesjetar i cili në masën më të madhe është akoma i paprekur. Aq shumë është i tillë, saqë pjesët e këtij qyteti po përdoren si Sheshi i Mbretërve në Game of Thrones. Qyteti është përplot me ndërtime me një arkitekturë mahnitëse dhe i rrethuar nga Adriatiku në një anë dhe muret mbrojtëse nga ana tjetër.


Albarracín, Aragon, Spanjë


Albarracín është një fshat shumë i bukur mesjetar, i ruajtur i pandryshuar në kohë, i cili ndodhet në Spanjën veriore. Pikturat mbi gur në brendësi të shpellave në bazë të shkëmbenjve në Parkun Kulturor të Albarracin-it (përbëjnë disa nga provat më evidente të artit prehistorik Levantin në Spanjë) dhe Picaportes (doreza dyersh autentike) janë me të vërtetë për tu admiruar!


Bagan, Burma


Bagan është një qytet antik i fshehur në thellësi të Burmës. Në kohën e Mbretërisë të Pagan, qyteti kishte mbi 10,000 tempuj budistë. Sot, mbi 2200 prej tyre janë akoma në këmbë, duke e bërë këtë vend mahnitës.


Aescher, Zvicër


Hoteli Aescher është kaq lart në malet Appenzellerland, saqë për të arritur aty duhet të bësh kacjavjerrje si alpinist ose të marrësh një makinë më kabëll. Kushtet e hotelit janë si kudo në botë, por ushqimi është i dashur dhe rrethinat të ofrojnë aventura të paharrueshme.


Shkallët Haiku, Havai


E njohur si Shkallët drejt Parajsës, ky shteg zanash i panjohur mund të gjendet në Ishullin Oahu. Është një rrugë e pjerrët që përfundon në lartësinë 820 metra mbi nivelin e detit, nga ku mund të shihen pamje magjepsëse të ishullit.


Liqeni Þingvallavatn, Islandë


E ndodhur thellë brenda Parkut Kombëtar është kufiri ndarës midis Amerikës Veriore dhe Evropës. Zhytësit fatlumë mund të notojnë midis pllakave tektonike të këtyre dy kontinenteve. Çdo vit këto pllaka largohen me nga 2cm nga njëritjetri.


Chefchaouen, Marok


Chefchaouen njihet kryesisht për ndërtesat e tij blu, lyer me një spektër ngjyrash qetësuese. Nëse dëshëroni të dilni nga qyteti, mos harroni malet Rif që ndodhen aty pranë si edhe Ujvarat Akchour!


Ishulli Lord Howe, Australi


Ky ishull i mrekullueshëm nuk ështe prekur pothuajse akoma nga dora e njeriut. Ka një popullsi native shumë të vogël dhe vetëm 400 turistë lejohen që  ta vizitojnë në vit. Ky limit është vendosur me qëllim mbrojtjen e këtij peisazhi mahnitës të Ishullit Howe, në të cilin ndodhet një lagunë e kristaltë magjepsëse dhe gumë koralore.


Kështjella Bishop, San Isabel National Forest, Rye, Colorado


Kështjella Bishop është padyshim një nga kështjellat më të cmendura në botë, e krijuar nga një individ i vetëm, ndërtuesi  Jim Bishop. Është një vend i paparë për tu martuar ose për tu frymëzuar.


Huacachina, Shkretëtira Peruviane


Huacachina është një fshat i vogël me vetëm pak më shumë se 100 banorë i ndërtuar mbi një oaz të harlisur në mes të një shkretëtire komplet shterpë.


Ura Bastei në Malet Elbe Sandstone, Gjermani


Kapadocia, Turqi


Kapadocia është një krahinë historike në Anatolinë Qendrore, e njohur më mirë për peisazhin e saj unik në formë hëne, qytetet e nëndheshme dhe shpellat gjigande.  Të gjitha këto shihen më mirë nga qielli, me dhjetra ballonë me gaz që ofrojnë pamje si nga sytë e zogjve.


Hallstatt, Austri


Hallstat është një fshat mesjetar në të cilin jetojnë më pak se 1,000 banorë. Lart në malet Hallstat, ju mund të eksploroni minierat prehistorike që janë nga të parat në të gjithë botën.


Leptis Magna, Tripoli, Libi


Leptis Magna kohë më parë ishte një nga qytetet kryesore të Perandorisë Romake. Tani, gërmadhat e tij shërbejnë si një fushë për aventurierët. Nëse dëshironi të shihni pamje nga Roma antike i pashqetësuar nga turmat, atëhere ky është vendi që duhet të shkoni.


The Alcázar of Segovia, Spanjë


Alcázar i Segovias është një fortifikim shkëmbor, i pozicionuar në pjesën e vjetër të qytetit.  Kjo kështjellë është nga më të vecantat në Spanjë, për shkak të formës së saj, të ngjashme me derekun e një anije.


Alter do Chao, Brazil


Kjo qytezë ndodhet në vijën ndarëse midis një pylli tropikal të Amazonës dhe një plazhi mahnitës që njihet si Ishulli i Dashurisë. Vetëm disa metra nga plazhi ndodhet një lagunë, Lago Verde e cila shërben si shtëpi për një mori kafshësh dhe mund të eksporohet vetëm me kanoe.


Hotel Moulin de Roc, France


Thellë në krahinën e Dordonjës, ju do të gjeni një mulli të vjetër të transformuar në një hotel mahnitës në rrjedhën e një lumi të qetë, pa asgjë tjetër përreth për kilometra të tëra.


Dhoma e Palloit në Castello di Sammezzano, Toskanë


Brenda kështjellës së braktisur Castello di Sammezzano gjendet Dhoma e Palloit. Si një xhevair i fshehur ndërthur dizajne maure dhe një kombinim marramendës ngjyrash dhe modelesh. ukuria qëdo të gjeni brenda ështe përtej çdo krahasimi.


Ishulli Deception, Antarktika


Ky ishull në formë unaze ndodhet aq larg saqë në të mund të shkohet vetëm me anije turistike. Pjesa e brendshme e ishullit ofron një strehë të sigurtë për qindra pinguinë dhe kafshë të tjera, të cilët ndihen të mbrojtur në të nga stuhitë dhe ajsbergët. Nëse dëshëroni të arratiseni nga të ftohtët, ishulli ndodhet mbi një vullkan aktiv si dhe ka burime ujrash të ngrohta.


Melissani Cave, Qefaloni, Greqi


Në mitologjinë greke, nimfat (femra me natyrë hyjnore) banonin në këtë shpellë dhe tundonin burrat me bukurinë e tyre. Nën një diell shkëlqyes, bluja e mahnitshme ndricohet për të gjithë notarët me fat.


Meghalaya, Indi


12 metra shi bien çdo vit ne Kodrat  Meghalaya. Kjo do të thoptë qe shpesh kjo luginë e ndodhur në këtë pyll të bukur por të largët, shpesh herë shnërrohen në lumenj të vërtetë. Seri të tëra urash të varura vijnë në ndihmë për tu zhvendosur në këtë ambient.


Craco, Matera, Bazilikata


Fshati mesjetar Krako është pjesë e një rajoni të pabesueshëm  me reliev të valëzuar dhe me toka bujqësore të pamata. Që nga braktisja e papritur e fshatit, ka zëra që thonë që gërmadhat banohen tani nga fantazmat.


Quinta da Regaleira, Sintra, Portugali


Quinta da Regaleira është një pasuri e vendosur pranë qendrës historike të Sintra, klasifikuar si Trashëgimi e Pasurisë Botërore nga UNESCO. Sigurohuni të vizitoni Gruta do Labirinto (Labirintin Grotto) dhe pusin e tij misterioz të dëshirave! Ky pus i thelle 27 metra, ngjan me një kullë të përmbysur. Në vartësi të drejtimi që zgjidhni, udhëtoni drejt thellësive të tokës ose ngjituni nga errësira në dritë.


Weißgerbergasse, Nuremberg, Gjermani


Sigurohuni të vizitoni gjithashtu edhe qytezën e vogël  Bamberg dhe kështjellën Altenburg, e cila është vendosur në më të lartën nga shtatë kodrat, duke vrojtuar qytetin!


Procida, Itali


Procida është një ishull Mesdhetar i mrekullueshëm. Terra Murata është pika më e lartë e ishullit dhe në të njëjtën kohë edhe zemra e tij.


Ishujt Lofoten, Norvegji


Ishujt Lofoten janë një grup ishujsh që gjenden në Norvegjinë Veriore, brenda rrethit arktik. Ishujt janë vendbanim për fshatra të cuditshëm dhe tërheqës  peshkatarësh, me damarin më të thellë të koraleve në botë dhe me një pamje mahnitëse te dritave të Veriut.


Ishulli Kokos, Kosta Rika


Ishulli Kokos është një ishull i pabanuar që ndodhet rreth 500 kilometra nga bregu i Kosta Rikës. Si park kombëtar, ai është i paprekur nga qytetërimi dhe konsiderohet si një nga pikat më të mira në botë për zhytësit sportivë për shkak të faunës spektakolare.


Varrezat në shkëmb, Lycia, Turqi


Pasi të keni vizituar varrezat ju mund të shkoni në kishën e vërtetë të Shën Nikollës. Vendi perfekt për ti kërkuar Babagjyshit të Krishtlindjeve pse të solli dhuratën e gabuar vitin që shkoi.


Herrenchiemsee New Palace, Lake Chiemsee, Gjermani


Në 1873 Mbreti Ludëig II i Bavarisë bleu Herreninselin si vendin për Pallatin e ri Mbretëror. I modeluar në  Versaje, ky pallat u ndërtua si Temple of Fame për Mbretin King Louis XIV të Francës, të cilin monarku Bavarian e adhuronte në mënyrë të ethshme. Dhe është më se e vërtetë Ludëig II ishte komplet i cmendur mbreti i cmendur kishte madje edhe një tavolinë magjike në dhomën e ngrënies, për të cilën ai ishte inspiruar nga përralla me Zana e vëllezërve Grimm!


Fès, Marok


Ju po shikoni Leather Souq, fabrikën më të vjetër të përpunimit të lëkurës në botë. Mos lini pa parë edhe Bab Boujloudin e mrekullueshëm (porta blu)!


Blagaj, Bosnje


Blagaj qëndron në breg të lumit të bukur Buna.


Cesky Krumlov, Republika Çeke


Kjo qytezë është themeluar në shekullin e 13 dhe shumë pak ka ndryshuar që atëhere. Duke ecur drejt sheshit të kështjellës te krijohet ideja sikur ecën mbrapa në kohë, sidomos nëse shkoni gjatë festivalit të Renaissance, i cili mbahet çdo vit në muajin qershor.


Kisha e Shpëtimtarit, Shën Petërburg, Rusi


Ju duhet të hyni brenda, nuk ekziston kishë me ngjyra më të bukura se kjo! Qyteti ka kaq shumë për të ofruar, si State Hermitage Museum ose dhoma e inauguruar Amber Room ne Pallatin Katerine!


Ittoqqortoormiit, Groenlandë


Eshte po aq e vështirë si ta shqiptosh edhe të arrish në Ittoqqortoormiit, por ja vlen barra qiranë. Nga kryeqyteti i Islandës, ju duhet të merrni fluturimin e vetëm në javë për të arritur në Groenlandë dhe më pas të merrni një helikopter për të arritur në këtë qytzë të vogël por shumëngjyrësh, i cili ndodhet pranë lumit të ngrirë më të gjatë në botë.


Mali Ai-Petry, Crimea, Ukrainë


E pozicionuar në malin Kastron, fortesa Cembalo është gjithashtu shumë e këndshme për tu parë. Është një fasadë me pamje spektakolare mbi detin nga Pazhi i Balaklavës.


Marsaxlokk, Maltë


Vendndodhja e tregut të peshkut Marsaxlokk, një treg i pafund që mbahet çdo të diel!


Monumenti Valley, Utah