Mediat turke kanë zbardhur edhe emrat e personave të tjerë të plagosur në atentatin që iu bë ambasadorit rus në Ankara.
Sipas Anadolu, në mesin e të lënduarve gjatë këtij atentati është edhe shqiptarja me nënshtetësi turke, Leila Gundogan, raportojnë mediat turke.
Kjo e fundit ishte pjesëmarrëse në ekspozitën me fotografitë e saj të bëra në shtetin rus ku ambasadori i Rusisë mbante një fjalim me rastin e hapjes së ekspozitës kolekitve të quajtur Si e shohin turqit Rusinë?.
Gundogan, e lindur në Shqipëri, sipas Telegraf, është e lënduar në këmbën e djathtë, por është jashtë rrezikut për jetën.