pjimage (4)


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, muajt e fundit është shfaqur ndryshe gjatë takimeve që ka pasur me qytetarët e shumtë. Me video-selfie e veshje sportive duke iu larguar kostumeve serioze, kreu i demokratëve ka dalë nëpër rrugë për të dëgjuar problemet e njerëzve të ndryshëm.


Ky detaj nuk ka kaluar këtë të premte në emisionin Zonë e Lirë pa u vënë re nga analisti Arian Curi, i cili ia shprehu përballë kryeopozitarit se ndryshimi i stilit të tij ka ardhur paksa i papritur për të pasi nuk e ka parashikuar.


Ndër të tjera kreu i Partisë Demokratike tha se Kam kaluar shumë kohë në zyrë dhe tani duhet të jem në terren.


Çfarë ka ndodhur me ju që keni ndryshuar stil komplet?


Lulzim Basha: Pse kam filluar ta mbaj drejt se thonin e mban shtrembur?


Ke filluar ta mbash njëherë se nuk e mbaje fare. Ke qenë më formal.


Lulzim Basha: E vërtetë ështëPo kthehem tek vetja mesa duket.


Pse kjo ka qenë vetja juaj që e keni fshehur?


Lulzim Basha: Pse ti mendon që unë gjithë jetën time kam qenë me kostume, me kollare?


Jo me kostume me kollare, por unë dhe Çani kemi bërë gjithë diskutime për normalitetin tuaj pak si më të tepërt se çduhet. Pjesa që njerëzit këtu e pëlqejnë që një lider politik të jetë pak më sportiv, pak më informal, pak më të shkathët. Edhe arrogant pse jo. Dilema ime ishte


Lulzim Basha: Jo unë nuk jam arrogant. Është gjë tjetër të jesh i vendosur dhe besoj se provat i kemi dhënë.


Çfarë ka ndodhur zoti Basha, ju kanë këshilluar për këtë gjë që keni ndryshuar stil. Është një gjë që ne nuk e kemi parashikuar për shembull.


Arian Çani: Pse nuk e tregoni kompaninë izraelite që qëndron pas jush dhe ju këshillon mediatikisht.


Lulzim Basha: Sa më kënaq, fillove të diskutosh me hallin më të madh që është ekonomia dhe e përfundove se pse vishesh kështu. Po ta kënaq pyetjen me një përgjigje. Tani ka dy mënyra për tju përgjigjur kësaj. Njëra mënyrë është për të vazhduar me misticizmin, për të treguar që kjo është pjesë e një marketimi me një bosht anglo amerikano profesionsito që nuk thuhet, të pompuar nga rrjete të fuqishme që po investohen në mënyrë të jashtëzakonshme për figurën e Lulzim Bashës për ta projektuar atë jo vetëm si lider të Shqipërisë, por mundësisht edhe të Ballkani dhe në perspektivë që të jetë edhe global. Ndërsa tjetra është fare e thjeshtë miqtë e mi dhe unë kur ka qenë e thjeshtë e kam thënë ashtu siç është: Kur është vapë unë heq xhaketën./tvklan.al


102353198_3221595307891628_4903997335901787019_o 103894373_3228883633829462_806395497831793175_o 104122018_3247420528642439_8532217011274845200_o 104070618_3245227508861741_1064626029808897858_o 104566755_3252794538105038_1788528748283688326_o 104634734_3258606267523865_4343701176078541055_o 106244178_3266213053429853_1262887383545286136_o 106010099_3268951129822712_7741252575073807929_o 106353150_3285888248129000_8012710588628139782_o 107252458_3291029270948231_971188834803474102_o 105963274_3293729824011509_3143706568360769715_o 106914191_3293730340678124_2155443825900496337_o