Këngëtarja e njohur Eli Fara ka festuar ditëlindjen e 53-të këtë 21 maj brenda Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve si pasojë e pandemisë së koronavirusit.



Ka qenë vajza, Marina, që i bëri një dedikim mjaft të bukur në Instagram- in saj, teksa publikoi një foto të Elit me buqetën e luleve dhuratë.


“U bëfsh 100 vjeç e bukura ime!, shkruante ajo poshtë fotos, ku këngëtarja duket shumë në formë.


Përveç urimeve, nuk kanë munguar edhe komentet në lidhje me formën e mirë fizike dhe dukjen e re të Elit, ku mes tyre ka nga ata që shkruajnë me pak humor se, Eli ka mbi 50 vite që feston vetëm 20-vjetorin.



Sipas miqve, Eli edhe këtë herë festoi krah vajzës dhe miqve, ndërkohë që statusi i saj vazhdon të jetë single. Madje, të tjerë komentues kanë konstatuar se sekreti i rinisë së saj lidhet pikërisht me faktin që ajo prej vitesh nuk ka një bashkëshort në krah dhe kjo është një arsye që të mos e njohë plakjen, pasi bashkë me mungesën e burrit ka shmangur edhe streset e një martese.


Vitin që lamë pas, Eli u komentua për duetin e bukur “Bohém”, me Arkimed Lushajn (Stresin), në skenën e Festivalit të Këngës në RTSH.


Pjesëmarrja e saj në një festival të muzikës së lehtë tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi ajo njihet si këngëtarja e famshme e viteve 80 për muzikën popullore. Mes urimeve të shumta që i bënë për ditëlindje ra në sy ai i këngëtares së njohur, Aurela Gaçe.



Gëzuar ditën e lindjes mikja ime e shtrenjtë. I lutem Zotit të të japë jo vetëm jetë e shëndet, por të ta gëzojë zemrën me gjithçka dëshiron e meriton! E ti meriton shumë, fisnike. E konsideroj veten me fat që të kam pjesë të jetës sime, shkruante Aurela në urimin e saj për mikeshën, me të cilën, siç janë shprehur, e kanë ruajtur miqësinë që nga koha kur jetonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Eli është nëna e një vajze të vetme, Marinës, nga martesa e saj në Korçë që i dha fund para shumë vitesh.


/Panoramaplus.al